Pas lajmit për burgosjen e ushtarëve me origjinë shqiptare në Greqi për shkak se bënë
shqiponjën dykrenare me duar, ushtarët italianë kanë vendosur t'i përcjellin një mesazh.
Disa nga rekrutët italianë kanë bërë shenjën e Shqiponjës duke buzëqeshur, sepse e dinë që nuk do të ketë asnjë ndëshkim për këtë gjest të tyre, aspak problematik për ushtrinë italiane.
Foton e ka dërguar Ervis Imeraj, një shqiptar që jeton në Milano për "dritare.net".
Kujtojmë se fotoja e publikuar pak ditë më parë në mediat
greke, në të cilën shiheshin disa ushtarë
greke duke bërë
shqiponjën, shfaqi polemika dhe krijoi tensione mes palëve.
Madje ndaj tyre u morën masa disiplinore, ndërkohë Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë
greke vendosi t'i dënojë ata me 60 ditë burg. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 08:35