Pas protestave masive, Rumania tërheq dekretin që liron nga burgu zyrtarët e korruptuar
Pas protestave masive disa ditore, qeveria e Rumanisë ka tërhequr dekretet, me anë të të cilit liroheshin disa zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Kryeministri Sorin Grindeanu tha se dekreti do të shfuqizohet në një mbledhje të kabinetit të dielën.

Dhjetëra mijëra rumunë kanë mbajtur protesta të përditshme kundër dekretit, i cili do të lironte nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Ndërkohë, Rumania ishte paralajmëruar gjithashtu edhe nga BE që të rishikonte dekretin anti-korrupsion që ulte dënimin e zyrtarëve të dënuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori