Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në Gramsh.

Raportohet se makina ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Paktos të Gramshit, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa të plagosurit janë dërguar drejt spitalit./albeu.com


Shtuar 27.06.2022 16:50