Pas ndalimit të abortit në Alabama, reagon Trump
Ditët e fundit është folur shumë në media përsa i përket ndalimitabortit në Alabama.

Edhe Presidenti i SHBA Donald Trump ka përshkruar pikëpamjet e tij mbi abortin mes polemikave mbi ligjet e reja strikte të miratuara.
Z. Trump tha se ishte kundër abortit përveç rasteve të përdhunimit, incestit ose një “rreziku serioz shëndetësor” ndaj nënës.

Qëndrimi i tij në atë që është një çështje zgjedhore përçarëse në SHBA u shfaq ditë pasi Alabama miratoi një ligj që ndalonte abortin në pothuajse të gjitha rastet.

Një tubim pro-zgjedhjes është planifikuar më vonë të dielën, në shenjë proteste ndaj masave të reja.

Mbështetësit e ndalimitabortit të Alabamës thonë se presin që ligji të bllokohet në gjykatë, por shpresojnë se procesi i apelimit do ta sjellë atë përpara Gjykatës Supreme të SHBA.

Gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera po kërkojnë gjithashtu të vendosin kufizime të reja mbi abortin.
Shtuar më 19/05/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori