Pas largimit të SHBA-ve nga UNESCO, vjen reagimi i Britanisë
Pëlqej
Britania e Madhe mbetet e përkushtuar ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), kështu ka deklaruar sot një zëdhënës i kryeministres britanike, Theresa May, pak orë pasi Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo organizatë.

“Qeveria është e përkushtuar për të vazhdojë ta mbajë Britaninë e Madhe në UNESCO, si dhe për të punuar me shtetet anëtare në përkrahje të punës së saj të rëndësishme”, ka thënë zëdhënësi i May.

Ai ka shtuar se marrëdhënia e SHBA-ve me UNESCO-n është vetëm çështje e tyre.

Largimi i SHBA-ve nga UNESCO është konfirmuar sot nga zyrtarët amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti për shkak se nuk kanë qenë të autorizuar për të folur publikisht për këtë vendim.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin UNESCO-n si organizatë anti-izraelite. /albeu.com/





Shtuar më 12/10/2017, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori