Numri i divorceve në Kinë është rritur që prej shpërthimit të
koronavirusit sepse çiftet po kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpi gjatë vetëizolimit.
Kjo konfirmohet nga zyra e regjistrimeve në qytet. Rreth 300 çifte kanë rezervuar takime për tu divorcuar që prej 24 shkurtit, tha Lu Shijun, menaxheri i regjistrit të martesave në Dazhou, provincë e Sichuan në
Kinën jug-perëndimore.
Zyrtarët besojnë se rritja e mprehtë e kërkesave për divorc mund të shkaktohet nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin në karantinë dhe kanë patur diskutime të forta.
"Shkalla e
divorcit është rritur në krahasim me kohën para shpërthimit të
koronavirusit," tha Lu para shtypit lokal dje.
Një faktor tjetër mund të jetë rezultat i aplikimeve të vonuara për shkak të mbylljes së zyrave të terapive për gati një muaj gjatë epidemisë së
koronavirusit.
Zyrat e regjistrimit të martesave në Xi’an të Provincës Shaanxi në
Kinën veri-perëndimore kanë parë gjithashtu një rritje të madhe të kërkesave të
divorcit që nga rihapja në 1 mars.
Shtuar më 13/03/2020,
ora 23:44