Pas Katarit, Arabia Saudite akuzon Turqinë për mbështetje të terrorizmit
Vendet arabe me në krye Arabinë Saudite i kanë vendosur një serë masash shtrënguese Katarit duke i kërkuar që të mos mbështesë me terrorizmin, por kriza duket se po zgjerohet edhe më tej pas këmbënguljes së Turqisë duke i dalë në krah këtij shteti, përcjell Albeu.com.

Shteti turk ka një bazë ushtarake në Katar duke nervozuar jo pak Arabinë Saudite dhe aleatët e saj, të cilët e kanë akuzuar sëfundmi përmes Kombeve të Bashkuara se po ndërhyn në punët e brendshme të tyre.

"Ka ikur koha kur Turqia ndërhynte në punët tona fshehurazi. Nëse kanë ndërmend të ndikojnë në përmirësimin e klimës janë të mirëpritur, por kjo nuk mund të bëhet përmes bazave ushtarake"., - tha na OKB ambasadori i Arabisë Saudite, Abdullah el Muallimi. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2017, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori