Pas Hungarisë mbyll kufijtë edhe Serbia
Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka deklaruar sot se Serbia do të jetë e gatshme të përforcojë sigurinë në kufijtë e saj, edhe nëse kjo gjë do të shkaktojë pakënaqësi në Bashkimin Evropian.

Deklarata e Nikoliq ka ardhur vetëm një ditë pasi në Hungari u mbajt referendumi lidhur me kuotat e detyrueshme të BE-së për rivendosjen e 160 mijë refugjatëve në vendet anëtare.

Serbia ka intensifikuar së fundi patrullimet kufitare, ndërsa mijëra refugjatë po i drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për t'iu larguar luftës dhe varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Nikoliq ka argumentuar se nëse Serbia nuk mund të përballojë numër më të madh të refugjatëve, gjë e cila do ta detyrojë atë të mbyllë kufijtë, sikurse ka bërë dhe Hungaria, raporton "Reuters". /albeu.com/


Shtuar më 03/10/2016, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori