Pas Gjermanisë, Hollanda i ndalon Erdoganit tubimet e fushatës për referendum
Pas Gjermanisë, tashmë edhe Hollanda ia ka ndaluar presidentit të Turqisë, Erdoganit, mbajtjen e tubimeve të ministrave turq për fushatën e referendumit në Roterdam.

Qeveria holandeze njoftoi se i kundërshton planet e autoriteteve turke duke thënë se do ta informojë Ankaranë për kundërshtimin e saj ndaj kësaj lëvizje të padëshirueshme.

Më herët, lideri i Shoqatës së Turqve në Holandë njoftoi se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, po planifikonte që të merrte pjesë në një tubim më 11 mars, me shpresën që do t’i bindte qindra mijëra turq në Holandë për të votuar 'po' në referendumin kushtetues të 16 prillit për t’i bartur kompetencat e pushtetit nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka shkruar në Facebook se Holanda nuk është një vend për tubimet elektorale të vendeve tjera.

Gjatë kësaj jave, dy qytete gjermane ua ndaluan zyrtarëve turk mbajtjen e tubimeve të ngjashme. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2017, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori