Urbani “palos” mjetin tip “Golf” në Bulevardin e ri, vetëm dëme materiale (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Bulevardit të Ri. Një makinë tip “Golf” është përlasur me urban, kur për fat të mirë duket se ka vetëm dëme matiriale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa rradhë të gjata trafiku janë shkaktuar.

Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, automjeti në tentativë për të parakaluar i është zënë rruga nga urbani, i cili e ka mbështetur në bordurat anësore të rrugës. /albeu.com


Shtuar 25.02.2022 09:13