Pas bisedës me Bushin, Putin javën e ardhshme bisedon me Koshtunicën për Kosovën
Albeu.com
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri serb Vojisllav Koshtunica do të takohen javën e ardhshme në Sankt Peterburg, pohon në numrin e sotëm gazeta e Beogradit "Veçernje novosit", duke iu referuar burimeve diplomatike në Moskë.Ky lajm mund të jetë edhe i vërtetë, duke marrë parasysh bisedën e djeshme me telefon ndërmjet presidentit amerikan Bush dhe atij rus Putin për Kosovën, me nismën e kreut të Kremlinit. Sipas gazetës, temë qendrore e këtij takimi që do të organizohet gjatë Forumit të 11-të ekonomik ndërkombëtar nga 6 deri më 8 qershor, do të jetë vazhdimi i bisedimeve rreth statusit të Kosovës.
Shtuar më 29/05/2007, ora 14:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori