Pas 300 vitesh, shkrin copa e fundit e borës në Angli (FOTO LAJM)

Kjo copë dëborë e cila momentalisht është e fundit në Britani, po shkrin ngadalë.

Britania do të humbë copën e saj të fundit të dëborës këtë fundjavë dhe kjo do ndodhë për herë të parë pas 300 vitesh shkruan Albeu.com.

Iain Cameron, 44 vjeç, monitoron borën në të gjithë Britaninë si një hobi dhe gjetjet e tij publikohen nga Shoqëria Mbretërore Meteorologjike.

Iain tha se ishte i zhgënjyer që kjo copë e madhë bore po shkrinte dhe se shpresonte se do jetonte edhe pak por mesa duket duhet të presim deri dimrin tjetër që të rikrijohet sërish.

Cameron zbuloi dashurinë e tij për monitorimin e dëborës në moshën 9 vjeçare kur vuri re një copë borë në Loch Lomond gjatë verës.

Ai punon si menaxher për shëndetin në një kompani në Edinburg dhe bën të gjitha monitorimet e tij pa pagesë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori