Partitë serbe kundër ndërhyrjes në Libi
Partia Radikale dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë dënuar operacionet ushtarake ndërkombëtare kundër Libisë. Partia Radikale i ka cilësuar sulmet ushtarake si "agresion kriminal" kundër Libisë nga ata që bombarduan Serbinë në vitin 1999.

Partia Demokratike e ish presidentit Vojisllav Koshtunica i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar të dënojë ndërhyrjen kundër Libisë. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2011, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori