Partitë politike gjermane përgatiten për bisedimet e koalicionit të madh
Liderët e partive më të mëdha politike gjermane do të zhvillojnë sot negociatat zyrtare të koalicionit, që kanë nisur gati katër muaj më parë, që prej zgjedhjeve jopërfundimtare të shtatorit duke e lënë vendin pa një qeveri të re.

Socialdemokratët (SPD), të kryesuar nga ish-deputeti evropian Martin Schulz, ranë dakord të ndjekin bisedimet e koalicionit të dielën, por gjatë një votimi të një takimi të veçantë të partisë u shfaqën mosmarrëveshje të mëdha.

Vetëm 56% e delegatëve të SPD-së votuan për miratimin e propozimeve.

Nënkryetarja e Kristiandemokratëve të kancelares, Angela Merkel (CDU), Julia Kloeckner, deklaroi sot se SPD-ja duhet të bjerë dakord në bisedimet e koalicionit.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet nëse SPD-ja do të kërkojë ndryshime në një marrëveshje paraprake të arritur midis liderëve të partisë gjatë një jave bisedimesh intensive , muajin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2018, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori