Partitë gjermane caktojnë 4 shkurtin për përfundimin e bisedimeve
Partitë politike, të përfshira në bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar në Gjermani, pas katër muajsh përpjekjesh për të arritur një marrëveshje, kanë shprehur dëshirën e tyre për të përfunduar negociatat deri më 4 shkurt, njoftoi sot lideri i grupit konservator në parlament, Michael Grosse-Broemer.

Njoftimi u bë i ditur pas bisedimeve të para zyrtare të koalicionit mes socialdemokratëve (SPD), kristiandemokratëve të Merkelit (CDU) dhe aleatëve të saj bavarezë kristiansocialistëve (CSU) , në Berlin.

Merkel ka bërë përpjekje të mëdha për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike në ekonominë më të madhe të Evropës që prej zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit.

Përpjekja e parë e kancelares gjermane, Merkel për të krijuar një koalicion të ri qeveritar dështoi vitin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2018, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori