Partia kundër emigrantëve fiton zgjedhjet në Slloveni
Pëlqej
Partia Demokratike Sllovene e ish-kryeministrit Janez Jansa ka shënuar fitore në zgjedhjet e sotme parlamentare në Slloveni me rreth 25 për qind të votave, transmeton agjencia e lajmeve sllovene STA.

SDS është partia e cila është kundër emigrantëve dhe drejtuesi i saj Janez Jansa është përkrahës i kryeministrit nacionalist të Hungarisë Viktor Orban.

Sipas sondazheve, në vendin e dytë renditet partia e Marian Sharec me 12.6 për qind, ndërsa rreth 10 për qind të votave fituan disa parti, duke përfshirë Partinë e Qendrës Moderne të ish-kryeministrit Miro Cerar 9.8 për qind, E majta 9.5 për qind dhe Socialdemokratët 9.3 për qind.
Shtuar më 03/06/2018, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori