Partia Komuniste në Kinë i shpall "luftë" librave për fëmijë
Winnie-the-Pooh, Peppa Pig, Charlie, Fabrika e Çokollatave e shumë të tjera, po e ndjejnë rrezikun në Kinë në mesin e raporteve për një raprezalje të Partisë Komuniste mbi literaturën për fëmijë.

Me rreth 220 milionë fëmijë, nën 14 vjeç, dhe me një rritje të shpejtë të klasës së mesme, Kina, përbën një treg masiv për librat për fëmijë. Më shumë se 40 mijë libra të tillë janë botuar vetëm vitin e kaluar atje.

Por, me një fushatë agresive të partisë komuniste, që ka në shënjestër luftën ndaj ideve perëndimore, librat e sipërpërmendur që vijnë nga jashtë, po e gjejnë veten në udhëkryqet e Pekinit.

Sipas mediave në Hong Kong, botuesit kinezë kanë marrë urdhra që numri i librave të huaj që botohen në kinë, duhet të reduktohet.

Librat nga Koreja e Jugut apo Japonia, tani thuajse nuk kanë asnjë shans të botohen në kinë ndërsa sasia e librave që vijnë nga vende të tjera, do të jenë shumë të kufizuar.

Sipas një redaktori në një shtëpi botuese shtetërore, zyrtarët e partisë komuniste janë ankuar se librat e huaj kanë shkaktuar një fluks ideologjie të patolerueshëm perëndimor.

Prej vitesh Kina është përpjekur të ndalojë fluksin e ndikimeve të huaja kulturore dhe këto përpjekje janë intensifikuar që kur Xi Jinping u bë lider i vendit. Në 2012, kur ai u zgjodh, premtoi se do të promovonte atë që e quante Kinën e ëndrrave./tch/
Shtuar më 13/03/2017, ora 21:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori