Parlamenti turk sot zgjedh presidentin
Albeu.com
Parlamenti turk pritet të zgjedhë të parin president të vendit me të kaluar islamiste, megjithë parlajmërimet nga elita laike se sistemi aktual mund të minohet. Ushtria paralajmëron Z. Gul të mbajë premtimet për sekularizmin.Abdullah Gul, ministri i jashtëm, mohon se është kërcënim për shekullarizmin.

Një ditë përpara ushtria turke paralajmëroi se shteti laik ndodhet nën kërcënim.

Në një deklaratë në faqen e internetit, kreu i ushtrisë së fuqishme turke, Gjenerali Jaser Bujukanit, iu referua atyre që i quan qendra të djallit, të cilat sipas tij janë duke u përpjekur të shkatërrojnë pak nga pak natyrën demokratike dhe laike të Turqisë.

Deklarata thotë se plane sekrete po dalin përditë dhe kanë si qëllim që të prishnin përparimet e Turqisë moderne dhe të shkatërrojnë strukturën demokratike dhe laike.

Kandidati i qeverisë, Abdullah Gul, një ish islamist është gati e sigurt se do të zgjidhet president.

Ushtira e ka bërë të qartë se është kundër kësaj perspektive dhe kjo deklaratë është e qartë se është një paralajmërim për zotin Gul që ai t'i përmbahet premtimeve të tij për të ruajtur kushtetutën laike. BBC
Shtuar më 28/08/2007, ora 11:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori