Parlamenti serb miratoi rezoluten per denimin e masakres se Srebrenices
Albeu.com
Kuvendi i Serbisë e ka miratuar rezolutën me të cilën dënohet masakra e forcave serbe ndaj afro 8 mijë meshkujve myslimanë në qytetin e Bosnjës, Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Deklarata u miratua në orët e para të mëngjesit të sotëm, me 127 vota për, në Kuvendin me 250 deputetë. Rezoluta, që u miratua pas debatit më se 12 orësh, shpreh ngushëllime dhe kërkim falje për familjet e viktimave, pasi, siç theksohet, “nuk është bërë gjithça për ta parandaluar” masakrën e Srebrenicës.

Megjithatë rezoluta nuk flet për gjenocid, por për masakër. Dokumenti u mbështet nga koalicioni udhëheqës properëndimor, i cili argumentoi se kjo masë do të ndihmoj në pajtimin rajonal dhe në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ligjëvënësit nacionalistë të Serbisë e kanë kundërshtuar rezolutën si “të turpshme” dhe “të padrejtë”. (rel)
Shtuar më 31/03/2010, ora 16:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori