Parlamenti i
Krimeas, ka propozuar sot mbajtjen e një referendumi për të përcaktuar të ardhmen e rajonit pas trazirave që kanë përfshirë këtë rajon.
Propozimi u bë me anë të një deklarate për shtyp, ku thuhet se referendumi në Krime bëhet për të përmirësuar statusin e autonomisë dhe për të zgjeruar kompetencat e saj.
"Në bazë të parimeve themelore të demokracisë, Presidiumi i
Parlamentit të Krimesë konsideron se e vetmja mënyrë e mundshme për të dalë nga situata e krijuar është duke aplikuar parimet e sundimit të drejtpërdrejtë të popullit.
Ne jemi të bindur se vetëm duke mbajtur një
referendum në Krime, për çështjen e përmirësimit të statusit të Autonomisë, situata do zgjidhet. Krimea do të jetë në gjendje të përcaktojë përcaktuar të ardhmen pa asnjë presion të jashtëm" deklaroi zëdhënësja e shtypit të kreut të
parlamentit, Oksana
Korniychuk.
Zëdhënësja
Korniychuk foli disa orë pasi një grup i armatosur hynë në ndërtesën e
parlamentit të
Krimeas, duke ngritur flamuj rusë.
Zaptimi i ndërtesave qeveritare ndodhi një ditë pas konfrontimeve mes separatistëve pro rusë dhe mbështetësve të liderëve të rinj të Ukrainës.
Data e përkohshme për
referendum është përcaktuar 25, maj, datë kjo që përkon edhe me fillimin e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 17:30