Parlamenti i Izraelit vendos për thirrjen e ezanit
Komisioni parlamentar i Knesseti-t izraelit, ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si "ndalimi i ezanit" dhe e ka çuar këtë akt për miratim në parlament.

Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00, ndërsa parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.

Projektligji ka shkaktuar reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 12:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori