Parlamenti hungarez zgjedh Orban për Kryeministër
Parlamenti i Hungarisë ka rizgjedhur Viktor Orbanin në postin e kryeministrit. Ky është mandati i tretë radhazi i Orbanit në këtë post, dhe i katërti në përgjithësi.

“Ne kemi zëvendësuar një demokraci liberale me një demokraci të krishterë të shekullit 21, e cila garanton lirinë e njerëzve dhe sigurinë”, u shpreh Orban, para deputetëve.

Fidez fitoi zgjedhjet përgjithshme të mbajtura muajin e kaluar, duke zotëruar 2/3 e vendeve në Parlament. Fushata e tij u dominua nga politikat kundër migrantëve dhe Sorosit.

Shtuar më 10/05/2018, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori