Parlamenti grek sot voton planin kunder krizes
Albeu.com
Parlamenti i Greqisë voton sot planin e qeverisë që parashikon masa për shkurtimin e defiçitit buxhetor. Plani besohet se do të miratohet pa vështirësi, pasi socilistët në pushtet kanë shumicën e nevojshme parlamentare.Votimi vjen një ditë pas protestave të djeshme ku në Athinë mbetën të vdekur tre persona. Dhjetëra persona, përfshi dhe oficerë policie, mbetën të plagosur.

Ndërkohë që mbrëmë gjatë natës kanë vazhduar konsultimet mes kryeministrit grek Jorgo Papandreu dhe liderëve të tjerë politikë, pas përleshjeve tragjike të ditës së djeshme. Kryeministri ka kërkuar një takim me qëllim garantimin e unitetit të vendit. Lideri i partisë kryesore të opozitës, Antonis Samaras ka mirëpritur ftesën.
Shtuar më 06/05/2010, ora 09:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori