Mickoski i dha 12 ditë kohë Kovaçevskit për takim, kërkon datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i propozoi kryeministrit Dimitar Kovaçevski një takim të përbashkët publi,  në të cilin do të diskutohet dhe do të dakordohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat, siç tha ai, do të ishin zgjidhje e natyrshme për situatën katastrofike në vend.

Ai i la hapsirë  Kovaçevskit deri më 10 maj për t’u deklaruar dhe nëse kryeministri e refuzon propozimin, lideri i VMRO-DPMNE-së ka paralajmëruar se do të pasojnë hapa seriozë dhe të paprecedentë.

Mickoski tha se do të propozojw katër ekipe të VMRO-DPMNE-së të përbëra nga njerëz me përvojë dhe njerëz të cilët e kanë treguar veten në të kaluarën, në katër fusha akute: – ekonomia, politika e jashtme, shëndetësia dhe arsimi, në të cilat problemet kryesore akute janë zbuluar aktualisht në vend.

HRISTIJAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Nuk i kërkoj Kovaçevskit të nxitojë. Lëreni të mendojë, e di që do të këshillohet të refuzojë. Por le të mendojë, le të flejë, le të konsultohet me më shumë njerëz. Pres një përgjigje në dhjetë ditët e ardhshme. Le të jetë afati 10 maj – e martë. Nëse e refuzon këtë ofertë për takim për të gjetur rrugëdalje nga katastrofa kombëtare që po përjeton Maqedonia, do të mblidhet VMRO-DPMNE dhe pastaj do të pasojnë hapa seriozë dhe të praktikuar deri më tani”.

Nëse kryeministri e refuzon ofertën, sipas Mickovskit, do të tregohej se shteti nuk ka lidership dhe populli do të duhej të vinte në vete, sepse e gjithë kjo, siç e kishte fillimin, e ka edhe fundin.

HRISTIJAN MICKOSKI-KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Kjo do të mundësojë zgjidhjen e problemeve akute në shoqëri dhe çlirimin e qytetarëve nga tensioni në të cilin jetojnë. Dhe më pas,  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare le të vendosë populli se në çfarë shteti do të jetojë dhe çfarë të ardhme do të ketë”.

Mickoski sqaron se këto ekipe do të punojnë me ekipet në pushtet në periudhën e përkohshme deri në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


Shtuar 28.04.2022 19:45

Tags: