Parlamenti Evropian duhet të votojë formimin e një komisioni për burgjet e sekrete në Evropë
Albeu.com
Parlamenti Evropian gjatë ditës së sotme duhet të votojë për formimin e një komisioni që duhet të analizojë akuzat për gjoja transferimin e personave të dyshuar për terrorizëm të cilët CIA nëpërmjet vendeve evropiane, i ka dërguar për t'u hetuar në vendet e treta.Sara Ludforf, deputete e Parlamentit Evropian nga Britania e Madhe tha për BBC-në se për BE-në ka rëndësi të madhe që me rastin e akuzave ndaj CIA-s të zbatohen hetime serioze.
"Nga ne kërkohet që brenda katër muajve të prezantojmë raportin e parë preliminar. Prandaj me seriozititen më të madh duhe ta pranojmë këtë detyrë, e jo të humbasim kohë për tregime boshe", tha ajo.
Ludford thotë se ekzistojnë një sërë provash indirekte për numrin e fluturimeve që CIA i posedon apo i ka huazuar.
"E dimë se në Evropë ka pasur raste të rrëmbimeve prej të cilave një është organizuar në Itali, kurse tjetri në Maqedoni", tha Ludford duke theksuar se shtypi zviceran ka përmendur një dukument që qeveria egjiptiane e ka dërguar me faks në ambasadën e vet në Bernë, e të cilin shërbimi zvicerann i zbulimit e ka shtie në dorë. qik
Shtuar më 18/01/2006, ora 15:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori