Parlamenti Evropian dënon arrestimet e gazetarëve në Turqi
Parlamenti Evropian ka miratuar sot raportin në lidhje me arrestimet masive të gazetarëve në Turqi. Me 551 vota pro, 11 vota kundër dhe 31 abstenime, Parlamenti Evropian dënoi hapur arrestimet e gazetarëve të 14 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në tekstin e miratuar, mes tjerash thuhet se zhvillimet që kanë të bëjnë me arrestimet e gazetarëve, kanë ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor dhe lirisë së shtypit, që konsiderohen shtyllat kryesore të demokracisë.

Me 14 Dhjetor, 32 gazetar opozitarë, producent dhe skenarit serialesh u arrestuan për "grushtet" ndaj qeverisë turke. Shumica e gazetarëve u lanë të lirë nga gjykata, por disa prej tyre, mes të cilëve edhe drejtori i televizionit Samanyolu, Hidayet Karaca, akoma qëndrojnë në burg. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori