I mbijetoi Holokaustit por jo sulmeve ruse, 96 vjeçari ukrainas vdes brenda shtëpisë së bombarduar

Lufta në Ukrainë ka lënë pas shumë viktima civile të vdekur.

Raketat dhe predhat ruse bien mbi qytete duke shkaktuar të ashtuquajturën “vdekje nga qielli” për qytetarët ukrainas.

Një 96-vjeçar, që i ka mbijetuar kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv, kanë raportuar mediat gjermane, transmeton the Guardian.

Boris Romantschenko, i mbijetuar i Holokaustit, ka vdekur të premten, pasi shtëpia e tij u godit nga një projektile, ka thënë mbesa e tij.

Ai ka qenë pjesë e disa kampeve të përqëndrimit, gjatë Luftë së Dytë Botërore, ndërsa fondacionet e krijuara në kujtim të atyre kampeve, kanë reaguar pas vrasjes së tij.

Romantschenko është njohur për fushatën që ai e ka bërë, për t’u mos harruar krimet e Nazistëve.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ai ka qenë prej caqeve kryesore të bombardimeve, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.