TRONDITËSE/ Lushnje, djali godet më sëpatë babain
Parlamenti britanik voton për shtyrjen e Brexit
Ligjvënësit britanikë kanë përkrahur kërkesën e kryeministres britanike Theresa May, dërguar Bashkimit Evropian, për shtyrje të datës së daljes nga blloku, deri më 30 qershor.

Ky votim vjen si rezultat i propozimit të deputetit labursit Yvette Cooper, që si bazë ka kërkesën për të mos lejuar daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa një marrëveshje.

Mocioni kaloi me shumicën e votave të deputetëve laburistë dhe një pjesë e madhe e deputetëve konservatorë, pa përfshirë ata që kërkojnë BREXIT, si me apo pa marrëveshje.

Ndërkohë, kryeministrja May, ka udhëtuar për në Paris, ku është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, për të biseduar rreth mundësisë së shtyrjes së datës së daljes.
Shtuar më 09/04/2019, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori