Parlamenti britanik refuzoi ligjin kunder terrorizmit
Albeu.com
Disfatë e rëndë në skenën e brendshme politike të kryeministrit britanik Gordon Braun. Dhoma e lartë në Londër mbrëmë me shumicë bindëse refuzoi propozim ligjin, i cili parashikonte masa të ashpërsuara në luftën kundër terrorizmit.Kundër ligjit votuan forcat konservative opozitare, Liberal demokratët, e madje edhe disa përfaqësues të Laburistëve që janë pjesë e qeverisë. Projektligji mes tjerash duheshe të mundësoj të dyshuarit për terrorizëm në Britaninë e Madhe në vend 28 ditë në paraburgim të mbahen 42 ditë pa u ngritur aktakuzë ndaj tyre. Kundërshtarët kritikuan se masat në ligj paraqesin shkelje të të drejtave elementare të njeriut.
Shtuar më 15/10/2008, ora 14:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori