Parisi zgjohet nga të shtënat, vriten 3 të dyshuar
Parisi është zgjuar me të shtëna, një operacion për kapjen e të dyshuarve për sulmet e së premtes po zhvillohet këtë mëngjes nga policia në Francë. Shpërthime dhe të shtëna arme janë dëgjuar në Saint Denis, ku mendohet se janë vrarë edhe 3 të dyshuar. Mes tyre, AFP thotë se është edhe një femër e cila hodhi veten në erë me një jelek-eksploziv.

Fokusi i këtij operacioni të policisë franceze është Abdelhamid Abaaoud, truri i atentateve që shkaktuan 129 viktima.

Të gjitha rrugët e Saint Denis, në distriktin ku dy persona shpërthyen bomba në afërsi të stadiumit "Stade de France", janë bllokuar, ndërkohë që operacioni është në vijim.

Ndërkohë sipas AFP-së, mësohet se në këtë operacion që ka nisur në orën 04:30 me orën shqiptare, janë plagosur 3 oficerë policie, ndërkohë që janë arrestuar edhe 3 persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e tmerrshme në Paris. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2015, ora 08:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori