Parisi në protesta në mbështetje të të riut që u dhunua nga policët (FOTO & VIDEO)

Pëlqej
Protesta dhe trazira ka pasur sot në Paris në mbështetje të të riut Theo, i cili dyshohet se është përdhunuar me shkop nga policia.

Rreth 200 protestues u mblidhen në lagjen Barbe ku më pas protesta u përhap edhe në qendër të Parisit. Ata kërkuan drejtësi për rastin në fjalë.

Protesta u bë e dhunshme kur protestuesit filluan të digjnin mbeturinat nëpër kontenjerë, shkruan CNN.

Një zëdhënës i policisë tha për CNN se policët hodhën gaz lotsjellës në drejtim të demonstruesve për t’i shpërndarë, një person është arrestuar.

Përdorimi i gazit lotsjellës nga policia bëri që protestuesit të përhapen në gjithë qytetin, madje edhe në vendet e preferuara për turistët duke vazhduar të krijojnë trazira.

Mlladic Teo është shtuar në spital në sallën emergjente të operacionit pas arrestimin pasi kishte lëndimeve të rënda të shkaktuara nag përdorimi i dhunës.

Oficerët që ishin të përfshirë në këtë rast janë pezulluar dhe njëri prej tyre është akuzuar për përdorim të tepruar të forcës./albeu.com/

Parisi në protesta në mbështetje të të riut që u dhunua nga policët

Shtuar më 16/02/2017, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori