Paris, pengmarrje në një zyrë postare
Tre persona janë marrë peng nga një njeri i panjohur në një zyrë postare në Colombes, në veriperëndim të Parisit. Sipas mediave franceze pengmarrësi është i armatosur është me një armë kallashnikov.

Është ende e paqartë nëse incidenti është i lidhur me sulmet e javës së shkuar të Parisit që lanë 17 njerëz të vdekur.

Sipas mediave personi i armatosur është i njohur për policinë franceze. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori