Paris-Berlin-Moskë, samit trepalësh për sigurinë
Albeu.com
I shoqëruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, pret sot në Normandi homologun rus Dmitri Medvedev për një samit trepalësh dy ditor që ka si qëllim hapjen e Moskës me Perëndimin, 20 vjet pas rënies së murit të Berlinit.

Një muaj para zhvillimit të samitit të NATO-s, kreu i shtetit francez ka organizuar këtë takim në Deauville, në perëndim të Francës, duke e konsideruar si një mundësi për diskutime strategjike “deri në themel” mbi të ardhmen e marrëdhënieve që Rusia kërkon të ruajë me ish-kundërshtarët e Luftës së Ftohtë.

“Bëhet fjalë për një takim ku do të paraqiten alternativa, për të arritur në shprehjen e të gjitha mendimeve dhe motiveve më të thella”, njoftonte Pallati Elize.
Shtuar më 16/10/2010, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori