Parandalohet një sulm terrorist në Australi nga 5 adoleshentë
Një sulm terrorist është parandaluar në Australi, ndërsa në pranga kanë përfunduar pesë adoleshentë. Arrestimet janë kryer në orët e para të ditës. Pesë adoleshentë të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist ndaj forcave të policisë, janë prangosur në Melburn.

Ndërkaq, operacioni i policisë është ende duke vijuar në periferi të qytetit të dytë më të madh në Australi. Në deklaratën e lëshuar nga policia shkruhej: “Pesë të arrestuarit janë nga rrethinat e Melburnit. Të frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik, ata po planifikonin një sulm terrorist ndaj oficerëve të policisë”. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2015, ora 10:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori