Parandalohet komploti për vrasjen e Putin
Agjentët e inteligjencës ruse dhe ukrainase kanë zbuluar një komplot i cili synonte vrasjen e kryeministrit Vladimir Putin pas zgjedhjeve presidenciale të cilat zhvillohen në datën 4 mars. Sipas autoriteteve ruse një grup personash të urdhëruar nga lideri çeçen,Doku Umarov janë arrestuar në qytetin e Ukrainës.

Ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga sekretari për media i kryeministrit Dmitri Peshkov. Lajmi vjen disa ditë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Rusi ku Vladimir Putin është një nga kandidatët kryesorë përë këtë post. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2012, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori