Paralajmërimi i Gates: Jemi në prag të kërcënimit që mund të vrasë mbi 30 milionë njerëz
Themeluesi i gjigandit “Microsoft”, Bill Gates, mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku paralajmëroi për një lloj të ri të terrorizmit që, sipas tij, për më pak se një vit mund të marrë jetët e 30 milionë njerëzve.

“Zonat e luftës dhe shtetet e pasigurta janë vendet ku më së vështiri eliminohen epidemitë. Në zona e njëjta të epidemisë mund të shpërthejnë sërish ato, siç ka ndodhur në Sierra Leone dhe në Liberi ku ka pasur epidemi të ebolës, apo në Kongo dhe në Bririn e Afrikës ku shpërtheu kolera”, ka thënë ai.

Epideminë e ardhshme mund t’i shkaktojnë terroristët duke përdorur virusin e modifikuar gjenetikisht të lisë së ujit apo të ndonjë gripi vdekjeprurës.

“Epidemia, pavarësisht nëse vjen natyrshëm apo nga ndonjë akt terrorist, sipas vlerësimeve të epidemiologëve, mund të vrasë më shumë se 30 milionë njerëz në më pak se një vit. Përveç kësaj, vlerësohet se një epidemi e tillë mund të ndikojë në 10-15 vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Një katastrofë e tillë ka ndodhur më 1918, kur gripi spanjoll vrau rreth 50-100 milionë njerëz. Edhe nëse kjo nuk ndodh, duhen pasur parasysh problemet ekonomike e sociale që mund të shkaktojë për shembull përhapja e ebolës në vendet urbane. Ndaj, Gates kërkon “arsenal” të ri në këtë luftë: investime në bioteknologji, vaksina, ilaçe dhe diagnostikim. /albeu.com/


Shtuar më 18/02/2017, ora 19:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori