Paralajmëron Kina: Në çdo moment mund të “plasë” në gadishullin korean
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, u ka bërë thirrje sot të gjitha palëve që të marrin masa për uljen e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Jugut dhe të punojnë drejt gjetjes së një zgjidhjeje paqësore në rajon.

“Detyra më urgjente për momentin është rikthimi në tavolinën e bisedimeve dhe të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet të marrin pjesë,” raportohet të ketë thënë Yi.

Ai i ka bërë këto komente pas një takimi me homologun e tij gjerman në Berlin.

“Siguria dhe stabiliteti janë goxha të brishta dhe ekziston një rrezik i madh se një konflikt i ri apo incident mund të ndodhë në çdo kohë,” ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2017, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori