Çfarë do të thoshit si fjalën e fundit në këtë jetë? Vetëm mendojeni dhe me siguri mes alternativave nuk do gjendet ajo që ka thënë vrasësi Edmund
Zagorski.
Edmund
Zagorski, 63 vjeç, u ekzekutua në
karrigen elektrike të enjten e kaluar. Ai vdiq rreth orës 19:26 (me orën e Amerikës), në një burg të sigurisë maksimale në Nashville,
Tennessee.
Kërkesa e fundit e Zagorskit ishte të hante një vakt me bishtaja, mish derri dhe thëllëze. Ndërsa, i pyetur për fjalën e tij të fundit para se të fillonte ekzekutimi i tij, Zakorski tha: "Let’s rock/ Le ta ndezim ose Le të fillojë festa!”
Dëshmitarët e ekzekutimit thanë se Zagorksi ishte i buzëqeshur teksa iu vendos koka në
karrigen elektrike.
Ata vunë në dukje se ai shtrëngoi grushtet kur u aplikua voltazhi, por
Zagorski nuk bëri asnjë rezistencë gjatë kohës që karrigia vdekjeprurëse ishte në punë.
Zagorski u dënua për sulmet e prillit të vitit 1983 për vrasjen makabre të dy burrave gjatë një marrëveshjeje droge.
Para tre javësh autoritetet kërkuan t’i injektonin Zagorskit një injeksion kimik, por plani u ndërpre nga guvernatori i
Tennessee-s ku i burgosuri ushtroi të drejtën e tij për të kërkuar
karrigen elektrike.
Në
Tennessee, të burgosurit krimet e të cilëve ndodhën para vitit 1999 mund të zgjedhin
karrigen elektrike. Është vetëm një nga gjashtë shtetet që lejojnë një zgjedhje të tillë ekzekutimi.
Shtuar më 04/11/2018,
ora 15:28