Papunësia në Gjermani në nivelin më të ulët që prej ribashkimit
Papunësia në Gjermani për vitin 2017 arriti në nivelin më të ulët që prej ribashkimit në vitin 1990, duke kaluar nën gjashtë për qind, një tregus shtesë i dinamikës së ekonomisë së parë evropiane që po bën tre muaj pa qeveri.

”Në dhjetor, niveli i papunësisë ishte 5,5 për qind sipas të dhënave të korigjuara nga variacionet sezonale, ndërkohë që për të gjithë vitin ai ra në 5,7 për qind, niveli më i ulët që prej ribashkimit”, njoftoi sot Agjencia e Punësimit.

Vitin e kaluar, numri i të papunëve ra me 158 000 persona duke arritur 2,53 milionë persona pa punë.

Prej shumë vitesh, Gjermania regjistron një nivel papunësie vjetor në rënie.

Ai kaloi nga 6,9 për qind në vitin 2013 në 6,7 për qind në vitin 2014, 6,4 për qind në vitin 2015 më pas 6,1 për qind në 2016-ën, deri sa ra nën nivelin e gjashtë për qind në vitin 2017. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori