Talenti francez mbërrin në Itali për të firmosur me Milanin

Pas testeve mjekësore të kryera pak orë më parë, mbrojtësi francez Pierre Kalulu sapo ka mbërritur në Casa Milan për të firmosur kontratën që do ta lidhë me klubin kuqezi për të paktën 5 sezonet e ardhshme.

Futbollisti 20-vjeçar është rritur në akademinë e Lyonit, ku mbante edhe shiritin e kapitenit në skuadrën e të rinjve, por i përfundoi kontrata më 31 maj dhe Milani u tregua më i shpejtë për të marrë shërbimet e tij, duke qenë se ndiqej nga shumë klube.

Kalulu luan si mbrojtës i djathtë, por shpesh është përdorur edhe në qendër të këtij reparti, ndërsa me lojën e tij ka spikatur vazhdimisht në ekipin e të rinjve të Lyonit, duke tërhequr vëmendjen edhe të klubeve si PSG e Bayern Munchen.

Megjithatë vlen të theksohet se Pierre Kalulu nuk ka debutuar ende në një ndeshje të Ligue 1, pasi te Lyon nuk kanë preferuar ta promovojnë, për shkak edhe të mungesës së rinovimit të kontratës.


Shtuar 17.06.2020 17:55