“Populli
grek ka treguar se kërkon ndryshime, prandaj ai do të heqë dorë nga zgjedhjet e
parakohshme parlamentare, të cilat ai i përmendi kur foli për humbjen e mundshme të zgjedhjeve lokale”.
Kështu tha kryeministri
grek, Giorgios
Papandreu, gjatë një fjalimi drejtuar kombit
grek, ndërsa është treguar mjaft i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve komunale dhe rajonale.
Në këtë kuadër, ai ka njoftuar vazhdimin me koseguencë të kursit reformues dhe kursyes dhe u ka drejtuar apel partive opozitare dhe partnerëve socialë, që të përkrahin masat e mëdha që janë marrë për të mbrojtur shtetin nga falimentimi.
Nga rezultatet e para zyrtare qe ka pubikuar Ministria e Brendeshme
socialistet kryesojne ne 7 nga 13 qarqet e
medha te vendit. Persa ju perket pese bashkive me te
medha te Greqise , konservatoret ruajne perseri bastionet e tyre ne Athine dhe Selanik,
socialistet kryesojne ne Pire,Patra dhe Iraklio. Por do te duhet edhe votimi i se dieles tjeter qe te konfirmohen fituesit, pasi nuk kane kaluar cakun prej 50% plus nje vote.
Ajo qe interpretohet si proteste ndaj politikes se qeverise
Papandreu dhe reformave te saj antikrize, por edhe si mosbesim ndaj konservatoreve qe konsiderohen fajtore te gjendjes ekonomike qe kalon vendi, eshte pjesmarrja e ulet ne keto zgjedhje qe ka shkuar nga 50% deri ne 60%. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010,
ora 10:17