Momente virale, shihni Ancelottin që dëmtohet nga lojtari i tij (VIDEO)

Federico Valverde duket se ka lënduar aksidentalisht trajnerin Carlo Ancelotti gjatë fitores 3-1 të Real Madrid ndaj Chelseat të martën mbrëma.

Italiani ka qenë i kënaqur me fitoren që ekipi i tij mori, por duroi një moment dhimbjeje gjatë lojës.

23-vjeçari u përplas pa dashje me shefin e tij gjatë lojës.

Valverde u përpoq të konkurronte me Cesar Azpilicueta për topin, përpara se ai ta shihte veten të përplasej me Ancelottin.

Forca nuk ishte e mjaftueshme për ta dërguar Ancelottin në tokë, megjithëse e bëri atë të tkurrej nga dhimbja./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.04.2022 09:53