Aksidenti me 3 viktima në aksin Levan – Tepelenë, zbulohet shkaku

Parakalimi i gabuar i makinës “Opel Zafira”  me drejtues 43 vjeçarin, Gerti Skënderaj  është shkaku i aksidentit tragjik në Fier, që i mori jetën 3 personave, njofton policia.

Si rrjedhojë është arrestuar Gerti Skënderaj  për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, i cili aktualisht ndodhet  ne gjendje kritike për jetën në reanimacionin e spitalit të Fierit.

Të lënduar nga aksidenti kanë  mbetur gjithashtu bashkëshortja dhe e bija e   Gerti Skënderaj, të cilat ishin në makinë në momentin e aksidentit tragjik, kur dy makinat, njëra tip  “Ford” dhe tjetra  “Opel Zafira” u përplasën  në fshatin Buzëmadh të Fierit, duke lënë të pajetë shoferin dhe pasagjerët e Fordit, Sokrat Lelaj, 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”),  Bylyre Salaj, 78 vjeçe, vjehrra e shtetasit Sokrat Lelaj, dhe bashkëshortja e shtetasit Sokrat Lelaj.