Papa në Kubë, propozon ndërtimin e një shoqërie të re (VIDEO)
Papa Benedikti XVI gjatë vizitës së tij në Kubë ka kërkuar ndërtimin e një shoqërie më të hapur dhe liberale nga kubanezët. Gjatë një meshe të mbajtur përpara 200 mijë personave në qytetin lindor të Santiagos, Benedikti XVI kërkoi ndërtimin e një shoqërie të re.

Papa u mirëprit në ishull nga presidenti Raul Castro i cili deklaroi se ana shpirtërore e kubanezëve është një aspekt shumë i rëndësishëm për Havanën zyrtare, e cila sipas tij ndihej e gëzuar për raportin e ngrohtë që ka me kishën katolike. /albeu.com/

Video

Shtuar më 27/03/2012, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori