Klopp: E pamundur të fitojmë çdo ndeshje! Salah? S’dua të prodhoj tituj gazetash

Jurgen Klopp është ngacmuar para ndeshjes me Arsenalin në lidhje me rinovimin e kontratës me Mohamed Salah. Gjermani theksoi se nuk do të japë tituj për gazetat, ndërkohë që foli edhe për garën me Manchester City.

“Rinovimi i Salah? Kemi folur një herë për këtë dhe nuk duhet ta kisha bërë. Gjëja e fundit që do të doja të bëja, është që të krijoj tituj për gazetat.

Thjesht besoj se situata është ashtu siç duhet të jetë për momentin, ka kontakte mes palëve, për të tjerat do të shohim”, tha fillimisht Klopp.

City? Duhet të sigurohemi t’i shqetësojmë, por më duket e pamundur që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Ne do të përpiqemi”, përfundoi trajneri gjerman, ndërkohë që Liverpool do kërkojë të çojë në një pikë diferencën me City, që barazoi së fundmi me Crystal Palace./ h.ll/albeu.com


Shtuar 16.03.2022 17:44