Papa Francesku: Zot fale kaq shumë mizori
Ati i Shenjtë, Papa Françesku përkulur mbi një stol pranë portës së Aushvicit, u lut në heshtje këtë të premte në homazh për 1.5 milion njerëzit e vrarë nga pushtuesit nazistë në kampin e vdekjes në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e tyre hebrenj.

Kjo ishte dita e tretë e vizitës së tij në Poloni për një tubim ndërkombëtar të rinisë katolike. Ati i shenjë kaloi disa minuta në heshtje dhe duke shkëmbyer dhurata me 12 të mbijetuarit.

Në librin përkujtimor Aushvic-it, Papa Francesku ka shkruar në spanjisht: “Zot, ki mëshirë për popullin tënd. Zoti, fale për kaq shumë mizori “./Albeu.com/


Shtuar më 29/07/2016, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori