Interi nuk i ndahet Milanit, mban gjallë shpresat për titull (VIDEO)

Inter ka fituar 1-2 ndaj Udinese duke mbajtur gjallë shpresat për titull.

“Zikaltërit” kaluan në epërsi në minutën e 12’, me golin e shënuar nga kroati Ivan Perisic.

Kur po luhej minuta e 39’, sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez dërgoi topin në rrjetë, pasi paraprakisht humbi penalltinë.

Udinese realizoi në minutën e 72′, duke ngushtuar shifrat por pa mundur të dalin me pikë.

Inter shkon në 75 pikë dhe mban distancën në vetëm 2 pikë me Milanin kryesues. /albeu.com/


Shtuar 1.05.2022 20:08

Tags: ,