Giacomo Vrioni: Me Ronaldon kam një sekret, do ta mbaj në zemër

Giacomo Vrioni i cili është në pronësi të Juventusit por i huazuar te WSG Tirol në ligën e parë austriake ka folur për TuttoSport, duke rrëfyer një sekret që ka me portugezin por që nuk dëshiron ta ndajë me askënd.

“Cristiano një herë më mori mënjanë dhe më tha diçka shumë të bukur. E mbaj në zemër, si sekret. Unë nuk po e them këtë sa për të thënë. Unë kurrë nuk i kam thënë askujt për këtë sekret madje as miqve të mi më të ngushtë, dhe kurrë nuk do ta them”.

Sulmuesi shqiptar më pas foli për aventurën e tij të re në Austri. Vrioni tha se ka gjetur një ambient të mirë te skuadra e Tirol ku po luan shumë dhe në 5 ndeshja ka shënuar 3 gola teksa shtoi se skuadra është kompetitive dhe një klub shumë i organizuar. /albeu.com/


Shtuar 3.09.2021 17:15