Papa Françesku: Lufta e Tretë Botërore ka nisur
Pëlqej
Gjatë një bisede me gazetarët pas kthimit në vizitën që kishte në Korenë e Jugut, Papa Françesku ka paralajmëruar edhe Luftën e Tretë Botërore.

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, vetëm se po luftohet me copa dhe me kapituj”, tha Papa.

Ai nuk ka zgjedhur të flasë as për çështje që shqetësojnë sot botën, si kriza ndërkombëtare apo të tjera si këto, por ka hyrë në një temë që e konsideron më të rëndën për njerëzimin ne ditet qe jetojme.

"Tortura është bërë një mjet pothuajse i përhershëm. Këto janë frutet e luftës. Ne jemi në luftë dhe kjo është Lufta e Tretë Botërore por e ndarë në pjesë” – është shprehur më tej Papa Françesku.

Ai ka shtuar se ështe mjaft i tronditur nga ngjarjet që po ndodhin në Siri dhe në Irak dhe ka kërkuar lutjen e të gjithë njerëzve për personat që po vuajnë në Lindjen e Mesme. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori