Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e Ronaldos në Champions League.
Pas golit të shënuar për Bayern Munichun në fitoren 3-0 ndaj Chelseas në “Stamford Bridge”, sulmuesi polak arrin në shifrën e 11 golave në 7 ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.
Lewandowski gjithashtu barazoi rekordin e Ronaldos me 9 gola të shënuar në transfertë në garën elitare europiane, rekord i vendosur në sezonin 2013-14.
Kujtojmë që Lewa e kryeson listën e golashënuesve këtë sezon në Ligën e Kampionëve me 11 gola, një më shumë se Erling Haaland i dyti